Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Trump ishte informator i FBI-së në çështjen Epstein

Mike Johnson, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe aleat i Donald Trumpit, deklaroi në CNN se presidenti amerikan kishte qenë informator i FBI-së në çështjen Jeffrey Epstein.
Sipas tij, 79-vjeçar ndihmoi hetimin duke dëbuar Epsteinin nga Mar-a-Lago gjersa u ka dhënë informacione agjentëve.
Nuk ka prova dokumentare për këtë pretendim të kryetarit të Kongresit amerikan.
Më vonë, përfaqësuesi i Johnson zbuti deklaratën - duke iu referuar pohimeve të avokatëve të viktimave, të cilët supozohet të kenë thënë se lideri amerikan ishte i vetmi që kishte pranuar të ndihmonte prokurorinë në atë kohë.
Disa e shohin deklaratën e Johnson si një përpjekje për të larë imazhin e Trumpitt, ndërsa të tjerë kërkojnë prova dhe publikimin e dosjeve të çështjes Epstein.
Epstein u gjet i vdekur më 10 gusht 2019 në qelinë e tij në burgun Metropolitan Correctional Center në New York. Autoritetet e shpallën vdekjen e tij si vetëvrasje me varje.
Megjithatë, rrethanat e vdekjes së Epsteinit kanë shkaktuar shumë kontroversi dhe teori konspirative, për shkak të mosfunksionimeve të kamerave të sigurisë në momentin e ngjarjes. /Telegrafi/


















































