LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i komunës së New Yorkut, Eric Adams – akuzohet për sulm seksual ndaj ish-koleges derisa ishin duke punuar si policë

Kryetari i komunës së New Yorkut, Eric Adams – akuzohet për sulm seksual ndaj ish-koleges derisa ishin duke punuar si policë

Një ish-police e New York, por padit kryetarin e këtij qyteti, Eric Adams, duke pretenduar se e kishte sulmuar seksualisht në vitin 1993 derisa ishin duke punuar në Byronë e Transitit, kur ai kërkoi akte seksuale nga ajo nëse dëshiron ta ngritet në detyre, një kërkesë e tillë e cila i ishte mohuar më parë, thuhet në padinë e ngritur të hënën, shkruan CNN.

Paditësja në padi pretendon se Adams, i cili në atë kohë punonte në departamentin e tranzitit të policisë së qytetit të New Yorkut dhe më pas me Shoqatën e Kujdestarëve, një urdhër vëllazëror i departamentit të policisë, përdori pozicionin e tij për ta ngacmuar atë, transmeton Telegrafi.


Padia vjen pas një thirrjeje për tu paraqitur në Gjykatën e Lartë të Qarkut në New York në nëntor, sipas ligjit të shtetit për të mbijetuarit e të rriturve. Por Adams i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se nuk e njeh ish-policen që pretendon se ishte sulmuar seksualisht.

Paditësja po padit gjithashtu Byronë e Transitit të policisë së New Yorkut dhe Shoqatën e Kujdestarëve.

Padia pretendon se paditësja u dorëzua për ngritje në detyrë ndërsa punonte si ndihmëse administrative për Byronë e Transitit, pavarësisht se kishte kaluar provimet për tu ngritur në detyrë dhe supozohet se i ishte thënë se ajo ishte “e radhës” për një promovim.

Ajo u përplas me Adams, i cili në atë kohë ishte “anëtar i rangut të lartë” në organizatën vëllazërore, dhe i tregoi atij për problemet e saj. Adams i ofroi ta çonte në shtëpi dhe theksoi se do të flisnin më rreth çështjeve të saj, thuhet në padi.

Në vend që ta çonte në shtëpi në Brooklyn, Adams e çoi atë në një “vend shumë të largët dhe të lirë”, sipas padisë. Adams dyshohet se kërkoi seks oral në këmbim të ndihmës së tij.

“Ndërsa shqyrtojmë ankesën, kryetari i bashkisë i mohon plotësisht këto akuza të egra dhe ngjarjet e përshkruara këtu; ne presim shfajësim të plotë në gjykatë”, u tha nga Këshilli i qytetit të New Yorkut.

“Për më tepër, në vitin 1993, Eric Adams ishte një nga kundërshtarët më të shquar publik të racizmit brenda policisë në New York, kjo është arsyeja pse pretendimet e padisë se ai kishte ndonjë ndikim mbi promovimet e punonjësve civilë, janë qesharake”, u tha ndër tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori