Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi ka thënë se transparenca në mes institucioneve duhet të jetë e pranishme e veçanërisht, në raste si ai i dhunimit të 11-vjeçares. Njëherësh, ai ka thënë se dorëheqjet janë të domosdoshme megjithëse i njëjti është shprehur i çuditur që nuk kishte asnjë të atillë nga sfera e drejtësisë.
Lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të institucioneve për rastin e 11-vjeçares, Adnan Rrustemi, kryetari i Komisionit për Legjislacion, njëherësh deputet nga radhët e LVV-së ka thënë se nuk ka pasur asnjë dorëheqje nga sfera e drejtësisë ndërkohë që përgjegjësinë më të madhe e kishin këto institucione.
I ftuar në RTV Dukagjini, Rrustemi ka thënë se dorëheqjet në raste të tilla janë të domosdoshme.
“Gjithsesi, dorëheqjet qoftë si akt moral e që hapin rrugën për të shtuar angazhimin janë të domosdoshme. Kishim dorëheqjen e drejtorit të policisë dhe atij të burgjeve, por çuditërisht asnjë nga sfera e drejtësisë, prokuror apo gjyqtarë ndërkohë që përgjegjësinë më të madhe ekishin këto institucione”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se ky rast duhet të shërbejë si një sensibilizues i institucioneve në vend.
Deputeti i LVV-së, Rrustemi ka thënë se nuk sheh një polemikë në mes të Kryeministrit Kurti dhe Haxhiut ndaj KPK-së dhe KGJK-së.
Ai ka thënë se ekziston një domosdoshmëri nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për të qenë në dijeni për statistikat e rasteve dhe e njëjta vlen edhe për institucionet e drejtësisë të cilat sipas Rrustemit, duhet të jenë transparente dhe njëherësh, llogarivënëse.
“Natyrisht roli ynë është të krijojmë politika të cilat përmisojnë sferën e drejtësisë në Kosovë, që rrisin efikasitetin e institucione qoftë të gjykatave apo prokurorisë por në rastin konkret po flasim për një domosdoshmëri nga ana e Ministrise së Drejtësisë për të qenë në dijeni për të dhënat për statisktikat e rasteve edhe për institucionet e drejtësisë për të qenë transparente dhe llogaridhënëse sepse këto shërbejnë si bazë për të krijuar politika”, ka thënë Rrustemi.
Mirëpo ndërhyrjen e Kurtit dhe Haxhiut, avokati Yll Zekaj e ka cilësuar sikurse “intereferncë ose ndikim i drejtpërdrejt në pavarësinë e sistemit gjyqësor”.
Sipas tij, është e pamundur që në raste të tilla sikurse që ishte ai i dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona të pak ditëve më parë, të mos kërkohet që institucionet të punojnë më shumë.
“Kur flasim për pavarsinë e gjyqësorit këtu flasim për pavarësi në përmbushjen e misionit, atë të mandatit të përcaktuar me kushtetutë dhe me ligj. Jo pavarësi në mungesën e mbylljes, të mbylljes së transparencës të rasteve të parashtruara. Ne kemi synim vetëm të krijojmë një sistem efikas të drejtësisë, të paanshëm e të pavarur”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se të kërkosh ndërmarrjen e veprimeve nga institucionet është e pashmangshme.
Përgjatë të dielës, dosja e dokumenteve për vetting është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Rrustemi ka thënë se “Vetting është një proces i rëndësishëm por jo i vetmi, edhe Komisioni i Venecias e thotë një gjë të tillë”, gjersa ka theksuar se duhen reforma edhe në drejtime të tjera, rezultati i të cilave është një sistem efikas i drejtësisë.
Sipas tij, çështja e vetting-ut duhet të trajtohet me prioritet nga ana e Qeverisë së Kosovës e njëherësh, edhe Kuvendi.
Në konferencën e së dielës, aty ku Kurti dhe Haxhiu bënë të ditur dorëzimin e dosjes së vetting-ut, të dy kritikuan sistemin gjyqësor me ç’rast Kurti tha se mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, gjobë apo parashkrim të rasteve.
“Sipas të dhënave për vepra penale të dhunës seksuale mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merre me mend…”,ka thënë Kurti gjersa ka theksuar se mbi 85 për qind të rasteve ishin vajza të mitura.
Kjo ka ngritur reagimin e KPK-së e cila ka cilësuar informacionet e Kurtit sikurse “të pasakta”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit