LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Knessetit izraelit uron Konjufcën: Pres që të takohem personalisht me ju dhe t’ju ftoj në Jerusalem

Kryetari i Knessetit izraelit uron Konjufcën: Pres që të takohem personalisht me ju dhe t’ju ftoj në Jerusalem

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga kryetari i Knessetit izraelit, Yariv Levin, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të legjislativit.

Në letrën e tij të urimit, kryetari i parlamentit të Izraelit ka theksuar përkushtimin për të zhvilluar më tej lidhjet midis Izraelit dhe Kosovës, në fushat me interes të përbashkët.


“Kam kënaqësinë e madhe të ju shpreh urimet e mia të ngrohta në rizgjedhjen tuaj si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Unë jam i bindur që mandati juaj aktual do t’u lejojë të punoni për të mirën e parlamentit dhe popullit të Kosovës, si dhe për të mirën e lidhjeve të sapoformuara midis parlamenteve tona. Me kënaqësi theksoj që edhe pse Izraeli dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie zyrtare rishtazi, këto lidhje janë jashtëzakonisht të ngrohta. Treguesi më i madh i forcës së këtyre marrëdhënieve është vendimi i qeverisë suaj për të hapur Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, kryeqyteti i përjetshëm i Shtetit të Izraelit”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit izraelit, Yariv Levin.

Më tej në letrën e tij, Levin i ka thënë Konjufcës se shpresoj që mandati juaj aktual do të lejojë zhvillimin e lidhjeve më të forta midis Knessetit (Parlamentit të Izraelit) dhe Kuvendit të Kosovës, dhe do të sigurojë një mundësi për të ndërtuar partneritete të reja në një larmi fushash me interes të përbashkët.

“Si Kryetar i Knessetit (Parlamentit të Izraelit), unë personalisht jam i përkushtuar të jem një partner aktiv në përpjekjen e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimet tona parlamentare dhe administrative. Unë jam i bindur se duke vepruar kështu, do të sjellim përfitime të mëdha si për legjislaturat tona ashtu edhe për kombet tona në përgjithësi. Unë pres që të takohem personalisht me ju dhe t’ju ftoj në Jerusalem, sapo t’i kapërcejmë sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19. Ndërkohë, shpresoj se mund të gjejmë rrugë shtesë për bashkëpunim të menjëhershëm. Ndërsa presim një bashkëpunim të frytshëm midis legjislaturave tona, më lejoni që edhe një herë t’ju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj dhe t’ju uroj që të keni shëndet të vazhdueshëm ju dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit izraelit, Yariv Levin. ​/Telegrafi/

Letëra e urimit nga kryetari i Knessetit izraelit, Yariv Levin

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori