Kryetari i New Yorkut u jep leje fëmijëve të rrinë zgjuar deri vonë për të shikuar finalet e NBA

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, nënshkroi një urdhër ekzekutiv unik, duke "shfuqizuar" oraret e gjumit për fëmijë për finalet e ardhshme të NBA-së.
Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit, kryetarit iu bashkua një grup fëmijësh vendas.
Fëmijët e miratuan urdhrin duke e vulosur dokumentin me gjurmët e duarve të tyre.
"Sot, nënshkrova një urdhër ekzekutiv që shfuqizon përkohësisht oraret e gjumit në New York, në mënyrë që fëmijët e të gjitha moshave të mund të shikojnë ekipin tonë në finalet e NBA-së", tha Mamdani.
Today, I signed an Executive Order temporarily repealing bedtimes in the City of New York so that kids of all ages can watch our team in the NBA Finals.
As Mayor, you’re forced to make many difficult decisions. This was not one of them.
Go Knicks. pic.twitter.com/DqjNtVh17h
— Mayor Zohran Kwame Mamdani (@NYCMayor) June 1, 2026
Mamdani, një tifoz i flaktë i Knicks, ka qenë një mbështetës i zëshëm dhe i dukshëm i klubit, i cili ka arritur në finalen e kampionatit për herë të parë në 27 vjet.
Përveç basketbollit, ai është një tifoz i madh i futbollit, duke qenë se ka mbështetur klubin londinez të Premier League, Arsenalin, për vite me radhë. /Telegrafi/


































