LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i fshatit vazhdon të kërkoj lëmoshë

Kryetari i fshatit vazhdon të kërkoj lëmoshë

Kryetari i ri i një fshati indian refuzon të heq dorë nga profesioni i lypësit, sepse ai po bën shumë para nga kjo punë.

Kryetari 56-vjeçar Dharmveer Bhoora thotë se ai aq shumë para nga kërkimi i lëmoshës sa që ai mundet të subvencionojë projektet e këshillit të fshatit Khaikheri, në veri të Indisë. Ai thotë se brenda një jave të mirë, mund të mbledhë deri në 400 euro.

"Paratë të cilat i grumbullojë nga lëmosha mjaftojnë për familjen time e nganjëherë edhe për tërë fshatin", ka thënë Bhoora.

"Tani unë jam përgjegjës për t’u përkujdesur për zhvillimin e fshatit dhe disa nga paratë të cilat unë i mbledh nga lëmosha gjithashtu do të shfrytëzohen për të implementuar projekte zhvillimore në fshat”, ka shtuar ai.


“Jam shumë falënderues për secilin cent të cilin njerëzit më japin derisa kërkoj lëmoshë, dhe jam i sigurt se kjo do t’i bëj njerëzit të ndjehen mirë pasi që ata nuk po më ndihmojnë vetëm mua dhe familjen time por gjithashtu tërë fshatin tim”, ka përfunduar Bhoora.