LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Çairit apel qytetarëve: Rreziku ende është i lartë, duhet kujdes

Kryetari i Çairit apel qytetarëve: Rreziku ende është i lartë, duhet kujdes

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi, pasi siç tha, rreziku është ende i lartë.

Pas informacionit se shumica e të infektuarve të rinj janë qytetarë të Çairit, kryetari i komunës vlerësoi se situata me coronavirusin vazhdon të jetë problematike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Unë jam i vetëdijshëm për durimin dhe dëshirën për t’u kthyer në normalitet, por ende rreziku ekziston dhe mundësia e infeksionit është ende mjaft e lartë. Prandaj, le të jemi një shembull i mirë i kësaj situate dhe jo anasjelltas. Ne do të vazhdojmë t’i përmbahemi masave të nevojshme derisa virusi të eliminohet plotësisht dhe situata të zgjidhet”, tha Ganiu.

Ai shtoi se duhet të ruhet distanca fizike, duhet të përdoren pajisje mbrojtëse dhe duart duhet të dezinfektohen.

Ganiu tha se pushteti vendor dhe institucionet kanë arritur të menaxhojnë situatën deri më tani, ndërsa shtoi që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dezinfektohen rrugët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori