“Shënimi i jubileut të madh – 30 vjetorit të pavarësisë së shtetit dhe 80 vjet nga lufta antifashiste janë rast, që edhe një herë të kthehemi në përfitimet e qytetërimit të popullit maqedonas, gjuhës maqedonase, të shkencës maqedonase dhe të artit maqedonas, të cilat mbijetojnë në këto hapësira, në dhe jashtë kufijve të sotëm më shumë se një mijë vjet”.

Këtë e tha në fjalimin përshëndetës në tubimin shkencor solemn “Shteti bashkëkohor maqedonas – dy etapa në procesin e formimit dhe zhvillimit: vitit 1941 – 1991 / 1991 – 2021“, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), Lupço Kocarev.

Reklama

Ai tha se në historinë e tij populli maqedonas ka qenë kryesisht nën katër sundimtarë.

“Mbi katër shekuj e gjysmë nën Bizantinë, afër një shekulli nën Bullgari, afër një shekulli nën Serbi dhe gjysmë shekulli nën Perandorinë Osmane. Sot të gjitha ato perandori, mbretëri janë shpërbërë dhe zhdukur, ndërsa ajo që ka mbetur në kohën dhe hapësirën janë trashëgimi shpirtërore dhe materiale maqedonase. Do të thotë më shumë se një mijë vjet ne maqedonasit kemi kundërshtuar dhe kundërshtojmë në zhdukjen me atë që është e pathyeshme, në fjalën tonë, me frymën e vet artistike dhe shkencore kudo që jetuan dhe jetojnë maqedonasit”, porositi Kocarevi. Gëzimi, krenaria dhe paqja”, theksoi Kocarevi, për tre dekada pavarësi nuk dalin nga rrethanat politike, të cilat nuk janë të mira.

Reklama
Reklama

Në ditën e parë të tubimit, siç është paralajmëruar, fjalime do të mbajnë presidenti aktual Stevo Pendarovski dhe ish-presidentët Branko Cërvenkovski dhe Gjorgje Ivanovi, Zhivko Kondevi, sheh i Kabinetit të presidentit të parë të shtetit Kiro Gligorov dhe Vllado Popovski, i cili ishte këshilltar në Kabinetin e presidentit Boris Trajkovski.

Tubimi shkencor solemn, në organizim të ASHAM-it është në kuadër të shënimit të 30 vjetorit të pavarësisë së shtetit.