LAJMI I FUNDIT:

Kryesindikalistja e mjekëve flet pas takimit me ministrin Latifi: E pyeta për platformat, nuk mora përgjigje konkrete

Kryesindikalistja e mjekëve flet pas takimit me ministrin Latifi: E pyeta për platformat, nuk mora përgjigje konkrete
Tevide Imeri, kryetarja e Sindikatës së Mjekëve të Kosovës
-->

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri, në një intervistë për Telegrafin ka foli për kushtet e punës dhe pagat e mjekëve në Kosovë, të cilat tha se po i detyrojnë që të ikin drejt Evropës e më gjerë.

Pas marrjes së detyrës në maj të këtij viti, Imeri bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili i ka premtuar përmirësim të gjendjes në sektorin e shëndetësisë.

Të njëjtin tha se e ka pyetur se cilat janë platformat, por që nuk ka marrë përgjigje konkrete.

“Por, na ka thënë se është i interesuar për të përmirësuar gjendjen në shëndetësi. Do të krijojmë grupet për dialog dhe të shohim se cilat janë kërkesat tona, pra interesat e federatës dhe të atyre që ne përfaqësojmë”, deklaroi Imeri.

“Ne kemi ngritur shqetësimet tona dhe konsideroj që janë çështje që është dashur të zgjidhen më herët e jo të priten 23 vite pas luftës e akoma jemi vendi i vetëm në rajon që nuk kemi Ligjin për sigurime shëndetësore. E kjo po e dëmton punëtorin shëndetësor drejtpërdrejt por edhe qytetarin e Kosovës.

Politikanët nuk marrin shërbime në institucionet publike prandaj nuk e kanë prioritet shëndetësinë, kryetarja e sindikatës flet për ikjen e mjekëve
Lexo po ashtu Politikanët nuk marrin shërbime në institucionet publike prandaj nuk e kanë prioritet shëndetësinë, kryetarja e sindikatës flet për ikjen e mjekëve

Mes tjerash, ajo tha se janë në pritje të Ligjit të Pagave, por paralajmëroi se nëse vazhdon kjo gjendje, do të ndërmarrin veprime sindikale deri te greva e përgjithshme.

“Nuk besoj thellësisht që kjo Qeveri do të zgjidh problemet në shëndetësi, por po dua të besoj. Meqë edhe kanë premtuar se do ta trajtojnë mirë shëndetësinë. Jemi duke e pritur Ligjin e Pagave dhe aty do të shohim se ku është ranguar punëtori shëndetësorë e pastaj do të reagojmë me kohë”.

Tevide Imeri, kryetarja e Sindikatës së Mjekëve të Kosovës

“Po presim të shohim sa do t’i realizojnë premtimet. Nëse vazhdon kjo gjendje, ne do të ndërmarrim veprimet tona me mekanizmat tonë edhe pse do të ishte shumë e dhimbshme për qytetarët. Uroj që të mos vijë puna për grevë gjenerale ashtu siç edhe po përflitet edhe në sindikatat tjera, për të mos ofruar shërbime, përveç atyre emergjente”.

Duke folur për ikjen e mjekëve, Imeri tha se është një shqetësim i madh dhe kjo është kthyer në një fenomen që po i përcjell ndër vite, por se kohët e fundit është shpeshtuar.

Sipas saj, mjekët që janë duke e lëshuar vendin janë ata që kanë notë mesatare të lartë.

“Po shkojnë mjekët dhe infermierët që kanë notë mesatare të lartë sepse zgjedhin cilësi, pasi edhe shtetet zgjedhin. Çka po marrin, po e marrin ajkën e shëndetësisë të Kosovës dhe kjo është shumë e dhimbshme për shtetin tonë, por është e dhimbshme për qytetarët tonë se ka mundësi që shumë shpejt të ngelemi pa shërbime kryesore”, u shpreh ajo.

Tutje, Imeri ngriti dhe një shqetësim tjetër, pasi mjekët siç tha ajo, jo vetëm që po ikin dhe po e lëshojnë vendin, por ata janë duke i lëshuar institucionet publike për të kaluar në institucione private.

Imeri tregoi se më shumë se 200 mjekë e kanë lëshuar Kosovën. /Telegrafi/