LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka ftuar për të hënën mbledhjen e Kryesisë, në të cilën pritet të caktohet rendi i ditës dhe dita e mbajtjes së seancës së radhës të legjislativit.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare është thirrur për orën 11, ndërsa do të shqyrtojë rendin e ditës për seancën e Kuvendit, e cila sipas një praktike mbahet brenda javës.


Spas rendit të ditës që duhet ta përcaktojë Kryesia me kryetarët e grupeve parlamentare, në seancën e Kuvendit do të jenë dy interpelanca, njëra me kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa tjetra me ministrin Blerand Stavileci.

Më poshtë rendi i ditës së Kryesisë:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,

5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-138 për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-142 për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-134 për Legalizimin e Armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

12. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,

14. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

15. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Moszbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

16. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë,

17. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave