LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite pikat e papërfunduara

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite pikat e papërfunduara
Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas pushimit disa javor, do t’i kthehet të hënën punës në kuadër të sesionit vjeshtor.

Në rendin e ditës të mbledhjes, e cila fillon në ora 14.00, do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat plenare të 13, 14, 23 korrikut dhe 7 gushtit – votimi i propozim-rezolutës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 të propozuar nga GP i LVV-së, si dhe votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.


Në rend dite është edhe pika e papërfunduar nga seanca plenare e 23, 24 korrikut dhe 7 gushtit – votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar OEN të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.

Po ashtu, në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 7, 13 dhe 14 gushtit – votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, si dhe pika e papërfunduar nga seanca e 14 gushtit – votimi në parim i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19.

Pika e gjashtë ka të bëjë me përgatitjet për seancën e re plenare:

-deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare

-interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, Arberie Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Kosovë

-interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin e Kosovës, në Karaçevë të Kamenicës

-shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë COVID-19

-shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, Ligjin nr. 04/L-116, Ligjin 04/L-194, Ligjin 05/L-063, dhe Ligjin 05/L-007

-shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në lidhje me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të MKRS-së për 2019

-zgjedhja e dy anëtarëve jo ekzekutivë të Bordit të BQK-së, zgjedhja e gjashtë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

-propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori