LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i 74 zyrtarëve policorë, kryeshefi i IPK-së nderohet nga DASH-i për sukses të jashtëzakonshëm operacional

Arrestimi i 74 zyrtarëve policorë, kryeshefi i IPK-së nderohet nga DASH-i për sukses të jashtëzakonshëm operacional

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj është nderuar nga Departamenti i Shtetit në Washington, për sukses të jashtëzakonshëm operacional.

Në ceremoninë e mbajtur të hënën në Departamentin e Shtetit në Washington për ditën e Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit  (ILEA), Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj është përzgjedhur fitues i çmimit kryesor për Sukses të Jashtëzakonshëm Operacional, si i nominuar për realizimin me sukses operacionit antikorrupsion të IPK ku u arrestuan 74 zyrtarë policorë në operacionin e vitit të kaluar të koduar me emrin  “PIKA 1 dhe PIKA 2”.


Përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi dhe të Ganës, të diplomuar në Akademinë Ndërkombëtarë të Zbatimit të Ligjit u vlerësuan që me punën e tyre kanë bërë një ndryshim të madh në komunitetet e tyre dhe sektorët e drejtësisë penale në mbarë botën.

Në këtë ceremoni ishin të nominuar zyrtarë nga 52 shtete nga e gjithë bota, ndërkaq çmimi u nda nga Nënsekretarja e Shtetit Uzra Zeya dhe Ndihmës Sekretari i INL-it (Byroja për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit) z. Todd Robinson.

Kryeshefi Hodaj është duke vazhduar vizitën zyrtare në Washington, ku gjatë ditëve ne vijim do të pritet nga zyrtarë të lartë nga fusha e sigurisë dhe drejtësisë në SHBA, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori