LAJMI I FUNDIT:

Kryen vetëvrasje, i riu del trenit përpara në Izrael (Video, +18)

Kryen vetëvrasje, i riu del trenit përpara në Izrael (Video, +18)

Një vetëvrasje që ka ndodhur në stacionin e trenit Beit Yehoshua në vendin që mban po të njëjtin emër në Izrael, është kapur nga kamerat e sigurisë.

Një mashkull rreth të ’30-ve ka kërcyer dje para trenit që lëvizte me shpejtësi të madhe, por shpejtësia e madhe e trenit bëri të burri të mos përfundojë në binarë por në platformë, duke goditur dy pasagjerë tjerë që po prisnin në stacion, transmeton Telegrafi.


“Kur jemi shfaqur në vendin e ngjarjes, mbeta i shokuar me atë çfarë pashë në platformë. Një mashkull rreth të ’30-ve kishte pësuar lëndime shumë të rënda trupore. Nuk jepte shenja jete, dhe kështu aty për aty e konstatuam vdekjen e tij”, ka deklaruar infermieri Orian Lukach, i cili me autoambulancë ishte shfaqur i pari në vendin e ngjarjes.

“Në platformë po qëndronte i ulur një burrë 46-vjeç, të cilin personi që kreu vetëvrasje e goditi. Ai nuk e kishte humbur vetëdijen, edhe pse kishte pësuar lëndime në trup e në veçanti në kokë”, ka shtuar infermieri. /Telegrafi/