LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja serbe Brnabiq merr vaksinën amerikane Pfizer para asaj ruse Sputnik V

Kryeministrja serbe Brnabiq merr vaksinën amerikane Pfizer para asaj ruse Sputnik V

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq sot ka marr vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë amerikane Pfizer.

Brbabiq është bërë personi i parë që e ka marr këtë vaksinë në Serbi.


Anëtari i Shtabit të Krizave për luftën kundër COVID-19, Zoran Gojkoviq tha që në tremujorin e parë të 2021 ata duhet të marrin 350 mijë doza.

Gojkoviq shtoi se autorizimi për të marrë vaksinën Sputnik V nga Rusia është në pritje, pasi është duke u analizuar nga ekspertët, dhe popullata do të jetë në gjendje të zgjedhë midis disa vaksinave.

Ditë më parë, ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar për një televizion rus ka thënë se, janë të gatshëm ta zhvillojnë vaksinën kundër COVID-19 bashkë me Rusinë.

Serbia merr vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech, refuzon atë rusen Sputnik V
Lexo po ashtu Serbia merr vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech, refuzon atë rusen Sputnik V

“Përveç Rusisë, asnjë shtet tjetër nuk ia ka siguruar vaksinën Serbisë që ta hulumtojë vaksinën. Kemi laboratorë në të cilët do të analizohet pikërisht kualiteti i vaksinës ruse”, ka thënë Lonçar.

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është vaksinuar ende kundër COVID-19 me Sputnik V – si vaksina “e parë në botë”, pavarësisht se kishte thënë që vajza e tij e kishte marrë atë.

Po ashtu, për shkak të mungesës së të dhënave të besueshme dhe një procesi jashtëzakonisht të shpejtë të aprovimit të vaksinës, shumë doktor rusë refuzojnë ta marrin këtë vaksinë. /Telegrafi/