LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri vizitoi Fabrikën e Miellit “M&Sillosi”

Kryeministri vizitoi Fabrikën e Miellit “M&Sillosi”

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në Rahovec, bashkë me ministrat Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë vizituan Fabrikën e Miellit ‘M&Sillosi’, ku u njoftuan për punën, rezultatet si dhe standardet e kësaj fabrike.

Sipas njoftimit, theks i veçant në këtë takim iu kushtua rritjes së grumbullimit të grurit vendor, ku vetëm gjatë vitit 2016 M&Sillosi ka a​r​ritur rekord me rreth 27,000 ton të grumbulluara.


Mustafa ka përgëzuar menaxhmentin për të arriturat dhe ka ofruar perkrahje në rritjen e prodhimtarisë vendore e cila është çelësi i zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

‘M&Sillosi’ me kapacitete të depozitimit prej 60,000 ton dhe kapacitete të prodhimit prej 600 ton në ditë është njëra nga fabrikat më të mëdha të përpunimit të grurit dhe më modernja në rajon./Telegrafi/