LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Spanjës, Sanchez të dielën në Shkup

Kryeministri i Spanjës, Sanchez të dielën në Shkup

Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez Perez të dielën vjen për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pritet që ai në Shkup të ketë takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me presidentin Stevo Pendarovski.

Vizita në Maqedoninë e Veriut është pjesë e turneut të Sanchezit në vendet e Ballkanit Perëndimor, që i përfshin edhe Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.

Zyra e kryeministrit spanjoll tha se Sanchezi do të inkurajojë të gjitha vendet e Ballkanit që të zbatojnë reformat e nevojshme që do tu mundësojnë atyre të përshpejtojnë anëtarësimin e tyre në BE dhe tu përcjellë atyre se mund të mbështeten në Madridin gjatë presidencës spanjolle me Unionin në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Sanchezi ka për qëllim që ta tregojë edhe rëndësinë të cilën Spanja ua jep marrëdhënieve dypalëshe politike, ekonomike dhe kulturore me shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetje për përpjekjet të cilat i ndërmarrin që të jenë pjesë e BE-së.

Mbështetja që u përcoll tashmë në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur muajin e kaluar në Bruksel përpara takimit të Këshillit Evropian, ku Sanchezi u zotua për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe për t’i dhënë statusin e kandidatit Bosnjës e Hercegovinës