LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri slloven për agresionin rus: Nëse BE-ja nuk zgjerohet, këtë po e bën dikush tjetër

Kryeministri slloven për agresionin rus: Nëse BE-ja nuk zgjerohet, këtë po e bën dikush tjetër

Evropa “ende nuk është e bashkuar sa duhet për ta bërë Ukrainën shumë më të fortë dhe Rusinë shumë më të dobët”.

Kështu ka thënë kryeministri slloven Janez Jansha për Euronews të enjten, duke deklaruar se BE-ja duhet të dërgojë “ndihmë ushtarake” për Ukrainën.

“Unë mendoj se reagimi evropian ndaj agresionit rus ishte shumë më i bashkuar dhe shumë më i fortë se sa pritej në Kremlin”, tha Jansha, por shtoi se “nuk ishte i mjaftueshëm”.


“Duhet të përqendrohemi në ndihmën ushtarake për Ukrainën, sepse përndryshe, kjo luftë do të vazhdojë”, ka shtuar Jansha.

Ndërsa disa vende evropiane mendonin se Rusia do të pushtonte shpejt Ukrainën, Jansha tha se nëse lidershipi politik, partitë opozitare dhe qeveria janë të bashkuara dhe kombi është i përgatitur për të mbrojtur veten, “ata nuk mund të mposhten pavarësisht nga fuqia e ushtrisë së pushtuesit”.

Kryeministri slloven shtoi se sipas tij, zgjerimi evropian do të ndihmonte dhe se ndërsa është një “çështje e vështirë për disa shtete anëtare”, “shumica dërrmuese” mbështet një qasje të shpejtë ndaj Ukrainës dhe shteteve të tjera të Evropës Lindore.

Ai paralajmëroi se nëse Rusia është e suksesshme në Ukrainë, ata mund të përpiqen të pushtojnë Moldavinë ose Gjeorgjinë më pas.

“Tani është e qartë se nëse Bashkimi Evropian nuk zgjerohet, këtë e bën dikush tjetër dhe kjo nuk po sjell më shumë paqe dhe më shumë siguri në kontinent”, ka thënë Jansha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori