LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i ri grek kërkon të ulë taksat për bizneset dhe shtresën e mesme

Kryeministri i ri grek kërkon të ulë taksat për bizneset dhe shtresën e mesme

Qeveria e re greke e qendrës së djathtë nis ceremoninë zyrtare të marrjes së detyrës, me betimin e ministrave ndërsa pret votën e besimit në parlament me 21 korrik. Por menjëherë nga Brukseli mbërrijnë lajme jo të mira për kryeministrin e zgjedhur Kyriakos Mitsotakis.

Kryeministri i ri synon të negociojë për një fleksibilitet më të madh të bilancit me kreditorët evropianë, për të pasur mundësinë e uljes së taksave.


“Tepricat primare që janë diferencat mes shpenzimeve publike dhe hyrjeve neto në koston e borxhit publik, konsiderohet si guri i themelit për mbështetjen e programit që është në vijim dhe përfaqëson një parakusht për masa të tjera që synojnë lehtësimin e borxhit”, është shprehur kreu i Fondit, Salvastati Klaus Regling, përcjell Scan.

Ndërsa, presidenti i Eurogrupit, Mario Centeno, është shprehur se, “angazhimet janë angazhime dhe nëse nuk respektohen humbet besueshmëria, që sjell më pas në humbje të besimit dhe të investimeve në kontekstin e analizës së rritjes ekonomike të fundit”.

Në të kundërtën, kryeministri i ri Mitsotakis ka qëndrimin se teprica primare është shumë e lartë dhe që po rëndon mbi perspektivën e rritjes, që do të përforcohej nga një hapësirë manovrimi që duhet përdorur për të lehtësuar presionin fiskal mbi sipërmarrjet dhe mbi shtresën e mesme. /Telegrafi/