Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me të dalë sot në punë ka nis pastrimin e objektit që u njollos me ngjyrë nga protestuesit e djeshëm.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe forcuar atë, duke bërë kështu thirrje që të mos dëmtohen institucionet.


Postimi i plotë:DREJTËSI PËR ASTRITIN Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen. Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë. Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit. Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend. /Telegrafi/

23215849 669288549862229 8259012209165939017 o

23244462 669288546528896 1483051083897555537 n

23333986 669288679862216 3394284044953618552 o