LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti viziton Përfaqësuesen e Kosovës, merr dhuratë fanellën me numrin një

Kryeministri Kurti viziton Përfaqësuesen e Kosovës, merr dhuratë fanellën me numrin një

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka vizituar sot ekipin përfaqësues të Kosovës në hotel “Emerald”.

I pari i qeverisë kosovare Kurti përveç një bashkëbisedimi të këndshëm me futbollistët dardanë, ka zhvilluar  takim edhe me presidentin Agim Ademi, e ku ishin të pranishëm edhe përzgjedhësi Bernard Challandes, nënkryetari Bakir Burri,drejtori i Përfaqësueses, Muharrem Sahiti dhe kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.


Gjatë kësaj vizite kryeministri Kurti përgëzoi djemtë dardanë për paraqitjet e tyre mbresëlënëse dhe i uroi për një cikël të suksesshëm në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”.

Kurti theksoi se futbolli në Kosovë gjithmonë ka qenë sport i dashur, derisa tani sukseset e djemve dardanë po e bëjnë krenar  të gjithë popullin.

Ai u shpreh i lumtur që në kampin e Dardanëve ekziston një atmosferë shumë e mirë dhe harmoni ndërmjet lojtarëve, pasi kjo është garancë për suksese të reja.

Në anën tjetër, presidenti Agim Ademi duke e uruar kryeministrin Kurti për detyrën e marrë, e falënderoi atë për vizitën dhe mbështetjen ndaj ekipit përfaqësues dhe i dhuroi një fanellë të ekipit kombëtar.

Ndërkaq, në emër të futbollistëve kryeministrin Kurti e përshëndeti kapiteni Samir Ujkani, i cili falënderoi institucionet dhe tërë popullin për përkrahjen e madhe që i japin ekipit kombëtar, duke u zotuar se do të japin edhe më tutje maksimumin në fanellën e shenjtë dardane.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Lojtarët e Real Madridit të shqetësuar nga oferta e Arabisë Saudite për Vinicius

Lojtarët e Real Madridit të shqetësuar nga oferta e Arabisë Saudite për Vinicius

La Liga
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Kalo në kategori