LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin  e BE-së në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendës Kryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur në takimin e tij të parë pas marrjes së detyrës së kreut të ekzekutivit, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog dhe zëvendës shefin e Zyrës së BE-së, Riccardo Serri.

Ambasadori Szunyog i uroi fillim të mbarë dhe suksese në detyrën e re Kurtit.

Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, Szunyog ka përsëritur gatishmërinë dhe vullnetin e BE-së për thellimin e bashkëpunimit me të, Qeverinë e tij dhe Republikën e Kosovës në arritjen e synimeve të përbashkëta dhe për përfitimin e qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadorin Szunyog për vizitën dhe urimet si dhe për gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit. Po ashtu e njoftoi për synimet dhe prioritet e tij si Kryeministër i Qeverisë së re.

Ambasadori Szunyog u shpreh se prioritetet e qeverisë së re janë edhe prioritetet e BE-së.

Në takim gjithashtu u dakordua edhe për realizimin e një vizite zyrtare në institucionet qendrore të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Lajme
Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Lajme
Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Politikë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Lajme

"Kanë dalë gjyshet kanë shku me i këqyr nipat, u kënaqën"- Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori