LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti: Politikat rajonale duhet t’i heqin barrierat ekonomike

Kryeministri Kurti: Politikat rajonale duhet t’i heqin barrierat ekonomike

Është mbajtur konferenca e parë vjetore me temën “Sfidat dhe perspektivat e zhvillimit rajonal në Ballkanit Perëndimor”. Derisa Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) thotë se kanë për synim rritjen e komunikimit me vendet e Ballkanit.

Në pjesëmarrjen e shumë ministrave të vendit, kryetarëve të komunave u fol për politikat e zhvillimit rajonal.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se politikat e zhvillimit rajonal kanë për qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik të vendin. Ai ka theksuar se politikat rajonale duhet të largojnë barrierat ekonomike, shoqërore por edhe ato territoriale.

“Politikat rajonale duhet t’i heqin barrierat ekonomike, shoqërore dhe territoriale. Në këtë mënyrë rajonet mund të bëhen më garuese të zhvillojnë ekonominë dhe të krijojnë vende të reja të punës. Është e vërtetë se globalizimi i ka dhënë hovë të madh zhvillimit ekonomik, por edhe i ka rritur pa barazitë duke bërë që qytete dhe rajone të shumta periferike të qendrave në kërkim të kushteve më të mira të punës dhe të jetesës. Andaj në njërën anë na duhet intervenimi i shtetit me politika internuese, shpërndarëse dhe rishpërndarëse në mënyrë që të mos kemi zhvillim te pa balancuar dhe ku të gjithë do të përfundojnë nga globalizimi dhe do të gëzojnë një standard të jetesës”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fitim Damka potencoi se si ministri kanë për qëllim rritjen e komunikimit me vendet anëtare, derisa shton se synim i tyre janë sfidat kyçe, koordinimi me përpjekjet e përbashkëta, dhe zgjerimi i pulsit socio ekonomik të vendeve.

“MZHR synon rritjen e komunikimit së bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE-së dhe vendeve të tjera përmes ndarjes informacionit, politikave, legjislacionit, përvojave dhe praktikave në fushën e zhvillimit rajonal. Kemi për qellim të shohim sfidat kyçe, t’i koordinojmë përpjekjet e përbashkëta, të zgjerojë pulsin socio ekonomik të vendeve. Ministria e Zhvillimit Rajonal ka arritur të përgatisë orientime strategjike dhe të publikojë politika me ndikim me zhvillim rajonal të balancuar në Kosovë. Ka miratuar strategjinë për zhvillimin rajonal për periudhën 2020-2030 i cili synon të zvogëlojë dallimin socio ekonomike ndërmjet ndarjes zhvillimore në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë, konferenca e parë ndërkombëtare për zhvillimin rajonal do të zgjasë gjatë tërë ditës së sotme dhe gjatë ditës se nesërme. /Telegrafi/