Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq sot po merr pjesë në seancën e Këshillit Evropian në Bruksel, i cili para fillimit iu drejtua mediave, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke përfshirë edhe ato për deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Ndryshe Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan deklaratën për forcimin e bashkëpunimit mbrojtës, kurse Serbia më pas njoftoi se do të kërkonte një shpjegim urgjent nga Ministritë e Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë lidhur me dokumentin e nënshkruar.
Vëmendje e madhe dhe reagime të furishme në Serbi shkaktoi deklarata për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, e cila u nënshkrua nga të tre vendet.
Ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiq e quajti iniciativën “provokative”, ndërsa autoritetet në Beograd njoftuan se Serbia ishte e gatshme të shqyrtojë bashkëpunimin në mirëbesim me Kroacinë dhe Shqipërinë.
Siç ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, “kjo iniciativë e cila bëhet pa Serbinë, por me Prishtinën, paraqet një provokim të hapur dhe injorim të rëndë të realitetit në terren”.
Autoritetet serbe shtuan se presin një përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për qëllimet reale dhe qëllimet përfundimtare të kësaj “loje të rrezikshme ushtarako-sigurie”, duke theksuar se Serbia nuk do të lejojë asnjë veprim të njëanshëm që mund të kërcënojë integritetin e tyre territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon.
Vuçiq më vonë deklaroi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996, dhe se Kroacia dhe Shqipëria pothuajse me siguri nuk e informuan NATO-n për gjithçka.
“Ata hapën një garë armatimesh në rajonin tonë, është një situatë e vështirë për ne, por ne e kuptuam mesazhin e tyre. Dhe ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do të mbrohemi me sukses kundër çdo agresori të mundshëm, qoftë edhe një agresori kaq të fuqishëm”, u tha Vuçiç gazetarëve serbë pas bisedimeve në NATO me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte.
E sot iu përgjigj kryeministri kroat Plenkoviq.
“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Plenkoviq, duke shtuar se këto janë “marrëveshje të zakonshme” dhe se Kroacia nuk ka pasur qëllim armiqësor.
“Ne ishim në gjendje të krijonim një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Ai nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj se duhet kërkuar një armik, por kjo nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë të kërkojë leje për këtë, as Serbisë dhe as NATO-s”, tha Plenkoviq nga Brukseli.
I pyetur nga gazetarët për situatën në Ballkanin jugperëndimor, Plenkoviq njoftoi se do të përdorte seancën e Këshillit Evropian për të tërhequr vëmendjen për situatën aktuale në rajon.
“Ne duhet të monitorojmë stabilitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe situatën në Serbi. Është koha që një pjesë e vëmendjes ta përqendrojmë në zonën që është dëshmuar si ndezëse vitet e fundit”, përfundoi kryeministri kroat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump nënshkruan vendimin për shuarjen e Departamentit të Arsimit

Udhëheqësit e BE-së, përveç njërit, kundërshtojnë kërkesën e Putinit për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën

Droni ukrainas me fibra optike fluturon në një tub ku fshihen ushtarët rusë

Kroacia ka marrë aeroplanin e njëmbëdhjetë luftarak francez Rafale

Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

Publikohen pamje të një të burgosuri, pak pas arratisjes nga një furgon i burgut në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn