LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri kroat: Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë

Kryeministri kroat: Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë

Në samitin e Zagrebit, kemi ambicien dhe qëllimin e qartë, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.

”Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe MV”, theksoi Plenkoviç.


Sipas tij, përvoja e Kroacisë thotë se kur negociohet nuk shihet menjëherë hapi i ardhshëm, menaxhimi ekonomik, që sipas tij, për momentin nuk është mjaft e dukshme në negociatat për aderim.

Kryeministri kroat shtoi se nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm ka dëshirë të japë dy porosi të rëndësishme, e para që në të gjitha samitet takimet të bëhen në mënyrë sistematike dhe e dyta që të bëhet gjithçka që është në metodologjinë për aderim në Union, pasi kjo shërben si nxitje më e madhe për vendet kandidate.

Më 1 janar, Kroacia mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Finlanda, gjashtë vjet e gjysmë pas hyrjes në union.

Fillimi i presidencës kroate do të bëhet zyrtarisht më 9 janar, kur anëtarët e Komisionit Evropian do të shkojnë në Zagreb dhe kur një koncert me atë rast do të mbahet në Teatrin Kombëtar Kroat.

Një koncert do të mbahet gjithashtu në Bruksel më 15 janar për të shënuar fillimin e presidencës kroate dhe kjo do të përkojë me përvjetorët e njohjes ndërkombëtare të Kroacisë, më 15 janar 1992.

Më 9 janar Zagrebi do të presë një takim të Komisionit evropian nën kryesimin e presidentes, Ursula von der Leyen.

Presidenca e BE-së shihet si një mundësi edhe për ta bërë shoqërinë kroate më të ndjeshme ndaj temave të unionit.

“Një Evropë e fortë në një botë sfidash”, është slogani që Kroacia ka zgjedhur për presidencën e saj.

Programi i presidencës së saj në BE bazohet në katër shtylla: Një Evropë që po zhvillohet; Një Evropë që po lidhet; Një Evropë që po mbron dhe një Evropë me ndikim.

Në gjashtë muajt e ardhshëm, rreth 1400 takime do të mbahen në nivele të ndryshme dhe shumica e tyre do të zhvillohen në Bruksel./ATSH/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori