LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri japonez mbërrin në Kiev ndërsa Ukraina “zmbraps avancimin rus për në qendër të Bakhmutit”

Kryeministri japonez mbërrin në Kiev ndërsa Ukraina “zmbraps avancimin rus për në qendër të Bakhmutit”

Forcat e Kievit kanë zmbrapsur përpjekjet ruse për të avancuar në qendër të Bakhmutit, ka pohuar një gjeneral i lartë ukrainas.

Beteja disamujore për qytetin e vogël lindor është bërë një nga më të përgjakshmet e luftës gati 13-mujore të Rusisë në Ukrainë, përcjell Telegrafi.


“Grupet e sulmit të armikut po përpiqen të avancojnë nga periferia në qendër të qytetit, por forcat tona të mbrojtjes po punojnë dhe i shkatërrojnë ato 24/7”, shkroi në Telegram Oleksandr Syrskyi, komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës.

Ai pretendoi se kishte luftime intensive përgjatë vijës së frontit lindor.

Rusia e ka bërë pushtimin e Bakhmutit një prioritet në strategjinë e saj për të marrë kontrollin e rajonit industrial të Donbasit të Ukrainës.

Dhe nëse forcat ruse marrin Bakhmutin, do të jetë fitimi i parë territorial i Moskës që nga vera e kaluar.

Deklarata e gjeneralit ukrainas vjen në ditën kur kryeministri japonez Fumio Kishida ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas për bisedime me Volodymyr Zelenskyy.

Vizita e tij e papritur vjen një ditë pasi Xi Jinping, udhëheqësi kinez, u mirëprit në Moskë nga Vladimir Putin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori