LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri italian pritet të jap dorëheqje

Kryeministri italian pritet të jap dorëheqje

Giuseppe Conte ka të ngjarë të japë dorëheqje sonte ose nesër në mëngjes, duke shpresuar të marrë një mandat të ri për të formuar qeverinë.

Kjo u deklarua nga një burim qeveritar pa emër për agjencinë e lajmeve reuters.

Kur u pyet për të komentuar pretendimet e mediave italiane se kryeministri italian po planifikon të japë dorëheqje pas seancës së kabinetit, ky burim tha se “Është e mundshme, sot ose nesër në mëngjes”.

Duke dhënë dorëheqje, Conte dëshiron të shmangë një votim të rrezikshëm në parlament gjatë javës shkaku i një raporti të diskutueshëm mbi gjyqësorin.

Kjo do të merrte më shumë kohë për të bindur disa deputetë për të mbështetur qeverinë, pasi ai humbi shumicën në Senat javën e kaluar. /Telegrafi/