LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Hoti viziton ish-burgun e Prishtinës, thotë se njerëzit këtu kanë firmosur të parët për shtetin e pavarur të Kosovës

Kryeministri Hoti viziton ish-burgun e Prishtinës, thotë se njerëzit këtu kanë firmosur të parët për shtetin e pavarur të Kosovës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot ka vizituar ish-burgun e Prishtinës në shënimin 21 vjetorit të  Çlirimit, ku tha se ky vend mund të quhet si “burgu i ideve”.

Kryeministri Hoti, gjatë kësaj vizite që ia bëri ish-burgut të Prishtinë, së bashku me ministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi ka thënë se është ndjenjë e veçantë vizita në këtë burg, pasi siç tha ai këtu ishin njerëzit të cilët kanë firmosur për shtetin e pavarur të Kosovës.


“Ndjenjë e veçantë, e përjeton plotësisht kur hyn nga një qeli në tjetrën. Ky është vendi…ose siç e kishin shkruar në njërën nga pllakatet ‘burgu i ideve’, i njerëzve që kanë firmos të parët për shtetin e pavarur e Kosovës, që kanë evoluar me demonstrata në vitin 61, 81, 89 e mandej në luftën e armatosur, përpjekjet për liri pavarësi, të cilën e gëzojmë sot”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, ministrja Dumoshi, tha se në shënimin e 21 vjetorit të Çlirimit, tregoj se ky burg është ndërtuar në vitin 1945 në kohën e Rankoviqit.

Ajo tha se të burgosurit politik në këtë burg kanë pësuar tortura të ndryshme.

“Sot po shënojmë 21 vjetorin e lirisë së Kosovës. Për mua është një emocion i veçantë. Sot jam me të gjithë të burgosurit politik të periudhave të ndryshme të cilët do të mbesin bazament i rezistencës për lirinë e popullit të Kosovës. Në atë kohë janë torturua, dhe çdo tullë që është vendos janë vendosur nga duart e çdo të burgosuri shqiptarë duke u torturuar. Këtu ka qenë i burgosur edhe Gjon Sereçi e Maria Shllaku. Pastaj edhe Adem Demaçi, pastaj edhe demonstrata e Osman Dumoshit dhe shokëve të tij. E kemi edhe vitin 1981 Ajet Hysenin dhe Ali Lajçi, deri në përfundimin e luftës kanë qenë njerëzit në këtë burg. Duhet të punojmë që historia të mos harrohet”, ka thënë Dumoshi.

Ndryshe, ish-burgu Prishtinës sot është hapur për vizitor, i cili në të ardhmen do të shndërrohet në muze. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori