LAJMI I FUNDIT:

Hoti nuk takohet të dielën me Vuçiqin në Bruksel, takimi shtyhet për 16 korrik

Hoti nuk takohet të dielën me Vuçiqin në Bruksel, takimi shtyhet për 16 korrik
Foto: Arkiv

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq i paraparë të mbahet të dielën është shtyrë për javën e ardhshme, respektivisht për të enjten, më 16 korrik.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Xhavit Beqiri, nga Zyra e kryeministrit.

Ai tha se këtë të diele do të mbahet edhe një video konferencë mes Hotit dhe Vuçiqit, ndërsa takimi në Bruksel do të mbahet më 16 korrik.

“Takimi është shtyrë për datën 16 korrik (e enjte) në mes përfaqësuesit të Kosovës, kryeministrit Avdullah Hoti si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ndërsa të dielën më 12 korrik do të mbahet një takim virtual, apo siç po quhet video-konferencë në mes Hoti dhe Vuçiqit…”, ka thënë Beqiri, raporton Telegrafi.

Sipas Beqirit, në video-konferencën e së dielës do të jenë të pranishëm edhe Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel si dhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ndryshe, në takimin e sotëm virtual, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha se për Kosovën, marrëdhëniet fqinjësore me Serbinë vazhdojnë të mbesin çështje shqetësuese, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Paqes midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të rezultojë në njohje reciproke. Pa një përfundim të tillë të këtij procesi marrëveshja nuk mund të ketë sukses. Njohja e ndërsjellë midis dy vendeve është mënyra e vetme për të normalizuar marrëdhëniet dhe ecur para për të dy vendet në integrimin evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori