LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri holandez dënon trazirat e protestuesve anti-COVID-19 në vend, raportohet për qindra të arrestuar

Kryeministri holandez dënon trazirat e protestuesve anti-COVID-19 në vend, raportohet për qindra të arrestuar

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dënuar trazirat anti-bllokim ndaj COVID-19 gjatë fundjavës duke i cilësuar si veprime kriminale dhe jo protesta.

“Kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën, kjo është dhunë kriminale dhe ne do ta trajtojmë si të tillë”, tha Rutte në një konferencë shtypi.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, ai deklaroi se trazirat nënvizuan nevojën për implementimin e shtetrrethimit.


Protestuesit në qytetin holandez të Eindhoven goditën me gurë policët të dielën në një protestë të ndaluar kundër masave të bllokimit.

Policia ka arrestuar të paktën 30 persona në Eindhoven si dhe përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmat.

Përveç kësaj në Amsterdam policia gjithashtu përdori një top uji në një protestë të madhe në një shesh të qytetit.

Kjo raportohet të jetë dhuna më e rëndë që goditi Holandën që nga fillimi i pandemisë, që erdhi një ditë pasi protestuesit anti-shtetrrethim djegën një strukturë të testimit të coronavirusin në fshatin holandez të Urk.

Policia holandeze tha të hënën se qindra njerëz janë arrestuar pas incidenteve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori