LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj tregon se a po e përdorë taksën për përfitime elektorale (Video)

Kryeministri Haradinaj tregon se a po e përdorë taksën për përfitime elektorale (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka mohuar se insistimi i mbajtjes së taksës 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bonjës e Hercegovinës, po bëhet edhe për qëllime elektorale.

Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka thënë se çdo vendim i tij, ka ndikime zgjedhore.


Ai është pyetur nga gazetarët se për mos heqjen e taksën a po këmbëngul për përfitime të shteti apo për përfitime zgjedhore.

“Për dyja, nuk ndahen por nuk e mohoj se çdo vendim i imi ka implikime zgjedhore. Mirëpo sa i përket taksës duhet ta kumtoni se ne jemi në rrugë në një marrëveshje finale me Serbinë. Nëse ne në këtë etapë fillojmë në hapa prapa do të na kërkohen plotë hama të tillë deri në fund, nuk është veç taksa ju siguroj. Nuk po bëhet fjalë për taksën si taksë, por bëhet fjalë për parim. Nëse ne pranojmë që të pranojmë kushte për dialog duhet të përfundojmë shumë keq në finale”, tha Haradinaj.

Ndryshem taksa 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ishte vënë më 21 nëntor 2018. /Telegrafi/

Deklaratën e kryeministrit rreth taksës mund ta ndiqni nga minuta e 12:45.