LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj takon investitorin nga Omani, Muhamed Al Barwani

Kryeministri Haradinaj takon investitorin nga Omani, Muhamed Al Barwani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim investitorin nga Omani, Muhamed Al Barwani.

Siç ka njoftuar Haradianaj përmes një shkrimi në Facebook, me investitorin Al Barwani ka biseduar rreth investimeve në sektorin minerar, turizmit, bujqësi dhe sektorë të tjerë me potencial ekonomik.

Ai ka theksuar se Qeveria është e fokusuar që investimet e huaja të jenë sa më të pranishme në Kosovë, dhe se për këtë është punuar që investitorëve t’iu ofrohen kushtet më të mira për investim.

Shkrimi i plotë i Haradinajt

Prita në takim drejtuesin e shumë kompanive dhe investorin nga Omani, Muhamed Al Barwani, me të cilin patëm një bashkëbisedim të hapur dhe të frytshëm rreth investimeve në Kosovë. E falënderova z. Al Barwani për interesimin që të investojë në sektorin minerar, të turizmit, bujqësi dhe sektorë të tjerë me potencial ekonomik të vendit duke e njoftuar atë për resurset që kemi, sa i përket këtyre fushave.

Si Qeveri jemi të fokusuar që investimet e huaja të jenë sa më të pranishme dhe në këtë drejtim kemi punuar që investitorëve t’u ofrojmë kushtet më të mira për investim, me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. /Telegrafi/