Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka ritheksuar qëndrimin e tij prezantuar në takimin me zyrtarët e lartë të BE-së, duke thënë se shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian e ka devijuar dialogun dhe ka nxjerr shqetësime në rajon.
Haradinaj në një konferencë për media theksoi se procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka dalë nga binarët.
“Kosova ka dy kërkesa shumë legjitime, normalizimi i dialogut sepse ka dalë nga binarët si dhe liberalizimi i vizave”, tha Haradinaj, i cili ka folur edhe për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë.
“Taksa hiqet kur njihet Kosova”, tha ai. “Është absurde me kërku me hjek taksën. Edhe ne jemi njerëz, por të izoluar. Edhe fare pa e shqyrtuar shqetësimin tonë, kërkon me hjek taksën… “, u shpreh shefi i ekzekutivit të Kosovës, raporton Telegrafi.
“Zonja Mogherini është e ngarkuar me dialog, por dialogu nuk po sjell më rezultate, gati se i ka rrezikuar të arriturat në Ballkan … Pozicioni jem ka qenë i sinqertë… E çmoj si njeri dhe si qytetare të BE, por pozicioni jem është i sinqertë, mos na rrezikoni më tutje, normalizoni dialogun”.
Haradinaj ka folur edhe për rezultatet nga dialogu, për të cilën tha se nuk ka dhënë produkte që Kosova kish pas mundësi të shpjegojë se çka po ndodh.
Duke u krahasuar me Serbinë, Haradinaj tha se Kosova ka disa vite të humbura dhe kjo është për keqardhje.
“Kosova vendimet e veta, punët e veta do t’i paraqesë vet. Kosova më nuk do të jetë në mëshirë të të tjerëve… Unë besoj që do të binden të gjithë se taksa jo që s’ka mu hjek po veç ka mu konsolidu…deri në njohje nuk ndryshon”, tha ai.
Ai tha se Kosova është evropiane dhe këtë nuk e bazojnë në njërin nga liderët e BE-së.
Duke folur për darkën që pritet të mbahet të mërkurën në Bruksel ku janë ftuar liderët e rajonit, ndërsa në rastin e Kosovës presidenti dhe jo kryeministri, Haradinaj tha “Unë vjet kam qenë në këtë darkë, sivjet për Kosovën dhe Serbinë ka ndryshuar formati, janë presidentët”.
Sipas tij, atë çfarë ka pasur ta thotë e ka thënë në takimin e së hënës në Bruksel. “Qëndrimi im se kush diskuton për vendin tim për territorin është armik i imi mendoj se i ka sqaruar ato që kam pasur me i sqaru…”
Kreu i ekzekutivit të Kosovës ka folur edhe për letrën e BE-së, ku thuhet se dialogun e udhëheq presidenti.
“E kuptueshme që Mogherini ka këtë qëndrim, por kjo nuk është obligative për punët tona që i kryejmë në Kosovë”, tha Haradinaj, duke shtuar se letra është dërguar dje para takimit, por në Qeveri ka shkuar sot.
Ai foli edhe për draft-marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilën tha se është në dijeni Mogherini.
Sipas Haradinajt nuk është vonë që të kthehet korniza e dialogut, e që ka qenë normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, e jo të diskutohet për ndarje apo shkëmbim territoresh.
“…Nëse ndodh është shumë mirë, nëse jo shpresat tona janë te një përfaqësues i lartë i ardhshëm”, tha Haradinaj, duke kërkuar rol udhëheqës të QUINT-it në dialogun Kosovë-Serbi, sidomos të SHBA-ve dhe Gjermanisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?