LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik dhe bashkëshortja ‘humbën 500 mijë funte në ditë’ – publikohet lista e njerëzve më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri britanik dhe bashkëshortja ‘humbën 500 mijë funte në ditë’ – publikohet lista e njerëzve më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe bashkëshortja humbën mesatarisht 500 mijë funte në ditë gjatë vitit të kaluar, sipas The Sunday Times Rich List.

Çifti vlerësohet të jetë 201 milionë funte më i varfër për shkak të rënies së vlerës të aksioneve në firmën e teknologjisë informative të babait të saj, Akshata Murtyt, N. R. Narayana Murthy – por ende kanë një vlerë prej 529 milionë funtesh.


Në krye të listës janë përsëri Gopichand Hinduja dhe familja e tij, të cilët kanë parë rritjen e pasurisë së tyre me 6.53 miliardë funte, gjegjësisht në 35 miliardë funte.

Është pasuria më e madhe e regjistruar ndonjëherë në listë dhe vjen pasi këtë janë vdiq kreu i familjes, 87-vjeçari Srichand Hinduja, raporton skynews.

Kompania Hindujas, e cila shtrihet në pjesën më të madhe të botës, merret me gjithçka, nga bankat dhe nafta tek automobilave, kujdesi shëndetësor dhe siguria kibernetike.

Sir Jim Ratcliffe, titani i kimikateve që shpreson të blejë Manchester Unitedin, ka zënë vendin e dytë pas informacioneve të reja për financat e tij. Shefi i Ineos ka një rritje prej 23.6 miliardë funtesh në 29.69 miliardë funte.

Në nga miliarderët më të njohur të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Richard Branson, pasuria i është ulur me 1.79 miliardë funte – ose më shumë se 40 për qind. Thuhet se është kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të aksioneve në rrafshin e turizmit hapësinor dhe të satelitëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori