LAJMI I FUNDIT:

Kryemadhi: Rama iu bën presion ambasadorëve me letra

Kryemadhi: Rama iu bën presion ambasadorëve me letra

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një interviste gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në “News24” tha se kryeministri Edi Rama ka kërcënuar të gjithë ambasadorët e huaj që janë në vendin tonë, me vendet e tyre të punës.

Kryemadhi tha se në disa raste ambasadori i SHBA-ve Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë mbajtur anën e qeverisë.


Në këtë linjë, mes të tjerash Kryemadhi tha se kreu i qeverisë është njeri posesiv dhe kërcënon diplomatët, vetëm me qëllim që mos t’i kthehen kundër.

“Të gjithë ambasadorët, jo vetëm Lu dhe Valhutin, përfaqësojnë shtetin e tyre. Shtete e tyre kanë punë me qeverinë dhe jo me median. Normalisht gjithmonë mund të ketë pasur dhe një subvencion nga qeveria për t’i vendosur në pozita ambasadorët. Para ca vitesh kam qenë në takim me zotin Hahn se nëse ka Rama probleme me Vlahutin, do marrë në telefon Mogherinin dhe do i prishë asaj karrierën. Rama është posesiv. Ne kemi lejuar që një njeri që ka probleme me sjelljen e tij,. Të jetë kryeministri i Shqipërisë. Edhe ambasadorët do vuajnë atë fatkeqësinë tyre që do jenë nën tutelën e kryeministrit”, tha Kryemadhi.

E pyetur nga Ylli Rakipi nëse ambasadorët Lu e Vlahutin investojnë shumë majtas, ajo është përgjigjur se të majtë nuk ka në Shqipëri.

“Edi Rama është ekstremist i djathtë. Ka pasur raste që e kanë mbështetur. Ata janë në presionin e Ramës dhe do ishte që të bënim mbështetjen e Ramës ndaj një media sesa të marrin një letër kërcënuese nga shteti i tyre. Rama i ka kërcënuar të gjithë ambasadorët që janë këtu me vendin e tyre të punës”, tha numri një i LSI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori