LAJMI I FUNDIT:

Kryediplomati i Togos që e njohu Kosovën më 2014, e shpallë çnjohjen në Beograd

Kryediplomati i Togos që e njohu Kosovën më 2014, e shpallë çnjohjen në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme, Integrimit Rajonal dhe Diasporës i Togos, Robert Dussey, konfirmoi në në Beograd “mbështetjen e parezervë” për integritetin territorial të Serbisë, raportoi agjencia Beta.

Reklama

“Ne në Togo njohim vetëm një Serbi, një Serbi të bashkuar. Jam i lumtur që ju dëgjoj duke përmendur tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe ky është vendim definitiv”, tha ai gjatë takimit në Beograd më 16 janar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Që nga viti 2019, Serbia pretendon se Togo ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Togo njohu pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 2014 dhe atëbotë kishte qenë pikërisht kryediplomati Dussey që me ministrin e atëhershëm të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, kishin nënshkruar marrëveshjen për themelimin e raporteve diplomatike mes dy shteteve.

Daçiq ndërkaq tha se tërheqja e njohjeve të Kosovës hap mundësinë për dialog dhe negociata, sepse ata që e duan një Kosovë të pavarur “duan ta bëjnë përmes rrugëve të shkurtra apo forcës, apo duke mbivotuar në disa forume ndërkombëtare”.

Qeveria e Serbisë njoftoi se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka falënderuar Dusseyn për “pozicionin parimor” të Togos, kur bëhet fjalë, siç ka thënë zyra e saj, për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.

Më 4 janar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vupçiq, deklaroi se Serbia po pret shtetin e dhjetë, që sipas tij, do të tërheqë njohjen e Kosovës, por pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.

Vuçiq pretendoi se nëntë shtete veçse kanë tërhequr njohjen e Kosovës: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës hodhi poshtë pretendimet e Vuçiqit, duke thënë se të njëjtat “nuk janë vërtetuar as pas bisedave me përfaqësuesit në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm” të Kosovës.

Serbia edhe në të kaluarën ka pretenduar se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, sipas MPJD-së, Kosovën që nga shpallja e pavarësisë më 2008, e kanë njohur 117 shtete.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagimi i Listës Serbe me pretendime të çuditshme për sulmin në veri të Kosovës

Reagimi i Listës Serbe me pretendime të çuditshme për sulmin në veri të Kosovës

Lajme
Çka përmban dokumenti i Radojçiqit,i cili u gjet gjatë aksionit në veri?

Çka përmban dokumenti i Radojçiqit,i cili u gjet gjatë aksionit në veri?

Lajme
Gjendet i vdekur edhe një sulmues tjetër në veri

Gjendet i vdekur edhe një sulmues tjetër në veri

Lajme
Shtypi gjermanofon raporton gjerësisht për zhvillimet në Kosovë

Shtypi gjermanofon raporton gjerësisht për zhvillimet në Kosovë

Lajme
Pretendimet e Listës Serbe: Do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve pasi janë dorëzuar

Pretendimet e Listës Serbe: Do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve pasi janë dorëzuar

Personat e tjerë dyshohet se u larguan në këmbë nga hapësirat e manastirit – drejtori i policisë jep detaje për aksionin e djeshëm te Manastiri i Banjskës

Personat e tjerë dyshohet se u larguan në këmbë nga hapësirat e manastirit – drejtori i policisë jep detaje për aksionin e djeshëm te Manastiri i Banjskës

Lajme
Kalo në kategori