LAJMI I FUNDIT:

Kryebashkiaku australian gjobitet pasi shkeli rregullat e karantinës

Kryebashkiaku australian gjobitet pasi shkeli rregullat e karantinës

Krytari i bashkisë së Victorias në Australi, Tony Herbert, është gjobitur për shkelje të rregullave të kufizimit, pasi u fotografua duke pirë birrë në rrugë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Herbert u kap nga kamera duke qëndruar jashtë një hoteli me tre persona të tjerë.


Fotografia e kapur nga një kalimtar më 7 prill, tregon se si ai qëndronte me një shishe birrë në dorë pranë makinës së tij zyrtare.

Disa orë para shkrepjes së fotografisë, kryebashkiaku i nxiti banorët që të qëndrojnë në shtëpi në një video të shpërndarë nga këshilli i qytetit.

Kështu të enjten Policia në Victoria e gjobiti atë me 1,652 dollarë australianë, për mosrespektimin e rregullave të distancimit shoqëror, të dizajnuara për të parandaluar përhapjen e COVID-19. /Telegrafi/