LAJMI I FUNDIT:

Kryebashkiakja e parë femër amerikane u emërua nga burrat si shaka, ajo fitoi 60 për qind të votave

Kryebashkiakja e parë femër amerikane u emërua nga burrat si shaka, ajo fitoi 60 për qind të votave

Susanna Madora Salter, kryebashkiakja e parë femër në SH.B.A., u emërua nga burra për detyrë publike pa dijeninë e saj në 1887 dhe ajo u bë si një shaka mizore. Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, ajo fitoi!

Salter lindi në Ohio, në vitin 1860 dhe besohet se ajo është një nga gratë e para që kandidohej për ndonjë detyrë politike në SH.B.A.


Ajo ndoqi kolegjin bujqësor shtetëror Kansas në moshën 20 vjeçare, por ajo ishte e detyruar të linte shkollën gjashtë javë para diplomimit pasi ishte shumë e sëmurë për ta mbaruar.

Salter takoi burrin e saj, Lewis Salter, në kolegj, ata u martuan në vitin 1880 dhe filluan një familje në Teksas. Ajo lindi gjithsej nëntë fëmijë dhe u bë oficere në ‘The Women’s Christian Temperance Union’.

Menjëherë pasi Susanna dhe Lewis u zhvendosën në Argonia, prindërit e saj u zhvendosën në qytet gjithashtu dhe babai i saj u zgjodh kryetari i parë i qytetit në vtin 1885. Lewis, dhëndri i tij u zgjodh të ishte nëpunësi i qytetit.

Grave iu dha e drejta për të votuar në SHBA për sa kohë që ato jetonin në një qytet të klasit të parë, të dytë ose të tretë. Qyteti i Argonia ishte në klasën e tretë, kështu që gratë kishin të drejtë të votonin.

Unioni i grave të krishtera gjithashtu dëshironte të nxirrte në pah faktin se grave tani u lejohej të kishin fjalën në politikë – diçka që nuk shkoi mirë me të gjithë popullsinë.

Me sa duket, një grup prej rreth 20 burra nuk ishin të kënaqur me idenë e grave që ishin të përfshira në politikë dhe ata donin të bënin diçka për këtë. Kështu që, ata vendosën të bëjnë një marrëzi mizore për gratë duke paraqitur një listë të kandidatëve që pasqyruan atë në unionin e grave të krishtera, por ata hodhën emrin e Susanna Salter si kryetare.

Ata menduan se asnjë burrë nuk do të votonte kurrë për një kryebashkiake femër, por ishte atëherë kur u bë historia.

Synimi i shakasë ishte të poshtërojë unionin e grave të krishtera dhe të dekurajojë çdo grua që të mos përfshihet në politikë në të ardhmen. Salter zbuloi për shakanë në ditën e zgjedhjeve, kur kryetari i Partisë Republikane lokale dërgoi një grup përfaqësuesish në shtëpinë e saj për të parë nëse ajo me të vërtetë po kandidonte për detyrë. Ajo u pyet nëse do të shërbente si kryetare në qoftë se ajo zgjidhej dhe ajo u përgjigj se po. Pra, republikanët ranë dakord të votojnë për Salterin dhe ajo mori votat e unionit të grave të krishtera dhe republikanëve, që do të thotë se ajo fitoi mbi 60 për qind të votave. Kështu që, Susanna Madora Salter u bë kryetarja e parë femër në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori