Auditorja e përgjithshme Vlora Spanca gjatë prezantimit të çështjeve kryesore të paraqitura në raportet e auditimit për vitin 2022, ka thënë se për shkak të situatës së krijuara në veri, Zyra Kombëtare e Auditimit nuk ka arrit të bëjë auditimin në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Spanca ka theksuar se nga 97 opinione të dhëna, 39 janë të modifikuara që do të thotë se janë opinione jo të mira.
“Në kuadër të auditimeve mandatore me ligj nga auditimet e rregullsisë nga 101 entitete publike janë mbuluar 97 prej tyre. Ju njoftoj se për katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ne edhe pse kemi iniciuar auditimin, për shkak të rrethanave të krijuara nuk kemi mundur të zhvillojmë auditimin”, theksoi Spanca.
Kryeauditorja ka theksuar po ashtu se krahasuar me një vit më parë rezulton se cilësia e raportimit financiar është përmirësuar dhe ka zvogëlim të numrit të opinioneve të modifikuara.
“Për secilin entitet publik, ne kemi dhënë individualisht opinione të auditimit. Nga 97 opinione të dhëna, 58 janë të pamodifikuara që do të thotë se janë 58 opinione të mira, ndërsa 39 janë opinione të modifikuara që do të thotë se janë opinione jo të mira. Mbi këtë bazë 51 raporte të auditimit financiar të pajtueshmërisë që ka të bëjë me institucionet qendrore, përkatësisht ministri dhe institucione të pavarura janë dhënë 39 opinione të pamodifikuara, 12 opinione të modifikuara përkatësisht të kualifikuara”, ka theksuar ajo.
“Në 34 komuna kemi dhënë 16 opinione të modifikuara përkatësisht të kualifikuara, 18 opinione të pamodifikuara, ndërsa tek 12 ndërmarrjet publike janë dhënë 8 opinione të kualifikuara, 3 opinione të kundërta dhe 1 opinion i pamodifikuara për pasqyrat vjetore financiare. Krahasuar me një vit më parë ka rezulton se cilësia e raportimit financiar është përmirësuar. Kemi zvogëlim të numrit të opinioneve të modifikuara si 7 tek institucionet qendrore dhe 6 tek institucione lokale”, shtoi Spanca.
Megjithatë, Spanca ka thënë se edhe më tutje ekzistojnë parregullsi thelbësore në menaxhimin financiar të kontrollit.
“Rezultatet tona kanë nxjerrë në pah se edhe më tutje ekzistojnë parregullsi thelbësore në menaxhimin financiar të kontrollit. Parregullsitë janë të përhapura pothuajse në secilin cikël dhe fushë të shpenzimeve. Po i përmendi vetëm disa prej atyre që janë kyçe. Në fushën e prokurimit publik, në auditimet e vitit 2022 janë identifikuara gjithsejtë 198 gjetje që përfshinë kryesisht investimet kapitale dhe mallra e shërbime, si dhe janë evidente kryesisht tek ministrit dhe komunat”, përfundoi ajo.
Sipas auditores së përgjithshme, prej 97 auditimeve, 51 i takojnë institucioneve qendrore, 34 institucioneve lokale, 12 ndërmarrje publike përfshirë këtu edhe Radio Televizionin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët