LAJMI I FUNDIT:

Kruhet, teshtin, sytë i janë të skuqur: Këto simptoma te qeni juaj tregojnë vetëm një gjë!

Kruhet, teshtin, sytë i janë të skuqur: Këto simptoma te qeni juaj tregojnë vetëm një gjë!

Edhe pse mund të shfaqin simptoma gjatë gjithë vitit, ato më së shpeshti manifestohen në pranverë

Dihet që njerëzit mund të jenë alergjikë ndaj polenit, por edhe qentë mund t’i kenë këto probleme.


Edhe pse mund të shfaqin simptoma gjatë gjithë vitit, ato më së shpeshti manifestohen në pranverë.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që pas çdo shëtitjeje, por edhe kur jeni në shtëpi me kafshën tuaj, t’i kushtoni vëmendje dukjes dhe sjelljes së tij, transmeton Telegrafi.

Natyrisht, nëse vëreni simptoma te qeni juaj që mund të tregojnë një alergji, patjetër duhet ta çoni qenin tuaj te veterineri për një ekzaminim.

Këto janë simptomat më të zakonshme të alergjisë ndaj polenit tek qentë:

▪ lëkura e ndjeshme
▪ ekzemë me lagështi
▪ përplasje e kokës
▪ teshtitje
▪ rënie e flokëve
▪ veshë të skuqur, me erë të keqe
▪ Lëkura e skuqur dhe e irrituar
▪ koshere
▪ rrjedhje nga syri
▪ fërkim i fytyrës
▪ kruarje
▪ lëpirja e tepërt e skrotumit
▪ sytë e skuqur

/Telegrafi/