Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar që të gjithë ata konsumatorë individual që nuk janë pajisur me ujëmatës do të shkyqen nga shërbimet.
Kompania thotë se se do të ketë masa shtesë për të gjithëa ata që nuk e zbatojnë këtë vendim.
“Sipas njoftimit të datës 01 gusht 2019 të publikuar në web faqe dhe në media elektronike dhe të shkruara, i cili ishte njoftimi i fundit duke menduar qe t’u japim më tepër kohë që ju të pajiseni me ujëmatës, respektivisht t’i bleni ata (instaloni) apo të paktën që të na lajmëronit për ndonjë veprim konkret, në ketë drejtim ne ua kemi zgjatur kohën qe ju të keni mundësinë e blerjes së ujëmatësit dhe t’i vendosni ata sipas standardeve të kërkuara”, thuhet në njoftimi, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, KRU “Prishtina” njofton se nga data e sotme të gjithë ata klientë që nuk pajisen me ujëmatës nuk do t’i marrin shërbimet e kompanisë.
“Aplikimi i shkyçjes individuale nga sistemi i shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit (në rast të mosinstalimit të ujëmatësit individual) është masa e cila ne nuk do të dëshironim të ndodhte, por në pamundësinë për të vazhduar me ketë formë, ne u kemi paralajmëruar më datën e lartëcekur se do te ketë masa shtesë për mos reflektim. Andaj, nga dita e sotme 19 nëntor 2019, asnjë shtëpi në zona urbane apo rurale nuk mund të vazhdojë të ketë shërbimin e ofruar nga KRU ‘Prishtina’, nëse nuk e kanë të instaluar ujëmatësin (individual)”, vijon njoftimi.
Në fund, kompania thotë se, “e tërë kjo, bazohet në Vendimin e ARRU-së, të datës 20.06.2019 me nr. protokolli 419/02 mbi eliminimin e faturimit pa ujëmatës respektivisht, mosinstalimi i ujëmatësve apo refuzimi për bashkëpunim”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia