LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ fillon inspektimet për kyçje ilegale dhe ndërhyrjet në rrjet

KRU ‘Prishtina’ fillon inspektimet për kyçje ilegale dhe ndërhyrjet në rrjet

Kompania e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” ka njoftuar se ka filluar inspektimi në terren për kyçje ilegale, manipulimet me valvola dhe ndërhyrjet e tjera në rrjet.

Sipas KRU-së, këtë javë inspektimet kanë për t’u bërë në Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Shtime, Lipjan, Podujevë, Graçanicë dhe Obiliq.


“Gjatë kësaj jave, po fillojmë intensivisht me inspektimin e terrenit në të gjithë zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Shtime, Lipjan, Podujevë, Graçanicë dhe Obiliq. Inspektorët në të gjithë zonën e shërbimit do të jenë në aksion ditor, me ç’rast do të kontrollojnë shtëpi për shtëpi keqpërdoruesit e ujit të pijshëm (kyçjet ilegale ,manipulimet me valvola dhe forma të tjera të ndërhyrjeve të paautorizuara), me qëllim të ndaljes së kësaj dukurie negative dhe marrjen e masave sipas Ligjit, për të gjithë ata që vazhdojnë të abuzojnë me ujin e pijshëm. Kjo dukuri vështirëson furnizimin me ujë gjatë muajve dhe viteve në vazhdim, prandaj kërkojmë nga të gjithë konsumatorët të na lajmërojnë për çdo keqpërdorues që hasin dhe çdo informacion nga ana e tyre do te jetë anonim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/