LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ dërgon te përmbaruesit privat rreth 1,000 lëndë të borxhlinjve

KRU ‘Prishtina’ dërgon te përmbaruesit privat rreth 1,000 lëndë të borxhlinjve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina” njofton se ka dërguar rreth 1,000 lëndë të borxhlinjve te përmbaruesit privat.

Sipas kompanisë, të gjithë ata konsumatorë që kanë borxhe mbi 100 euro ka filluar procedimi i tyre.

“KRU ‘Prishtina’ ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek përmbaruesit privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro). Për një muaj (janar-shkurt 2021) janë dërguar rreth 1,000 lëndë të borxhlinjve te përmbaruesit privat (kryesisht sektorin e bizneseve), me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë për ju dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/