Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” sot do të zhvilloj disa punime në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të bëhen në rrugët:  "Deshmoret e Kombit", "Elmaz Peci", "Shefqet Shkupi", "Shalaj", "Avdullah Zajmi" dhe në fshatrat Frashër dhe Koshtovë, shkruan Telegrafi.


Ndërsa në rrjetin e kanalizmit intervenime do të ketë në rrugët: "Xhevat Jusufi", "Adem Voca", "Bislim Bajgora", "Ferat Dragaj" dhe në fshatrat Zhabarë dhe Stan Tërg.

Bëhet e ditur se gjatë intervenimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.

“Gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/