KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e saj të mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione, në kuadër të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, intervenime në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në rrugët “Avni Shabani”, “Evlia Qelebia” dhe “Vëllezërit Frashëri”, si dhe në fshatrat Kqiç dhe Vërnicë, si dhe në zonën e Zveçanit.
Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit janë planifikuar në rrugët “Shaban Hasani”, “Selaniku”, “Bislim Trepça” dhe “Kalbria”.
Nga KRU “Mitrovica” bëjnë të ditur se gjatë zhvillimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura, duke kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e konsumatorëve. /Telegrafi/












































