KRU “Hidromorava” vazhdon shkyçjen e konsumatorëve me fatura të papaguara në Gjilan

KRU “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se ka vazhduar shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara.
Sipas njoftimit, aksioni po zhvillohet me mbështetjen e Policisë së Kosovës, ndërsa konsumatorët janë paralajmëruar që të rregullojnë obligimet e tyre për të shmangur shkyçjen dhe procedurat përmbarimore.
Konsumatorët që kanë borxhe mund ta shmangin shkyçjen duke e paguar borxhin ose duke nënshkruar marrëveshje për riprogramimin e tij.
Nga KRU “Hidromorava” kanë bërë thirrje që konsumatorët me obligime të papaguara të paraqiten në zyrat e kompanisë sa më parë.
“Pagesa e ujit është obligim – mosrregullimi i saj sjell pasoja direkte”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































