KRU Hidromorava ka bërë të ditur se, për shkak të mospërputhjes së disa parametrave të ujit për pije, konsumatorët e zonës së Novobërdës duhet të mos përdorin ujin për konsum njerëzor deri në një njoftim të mëtejshëm.

Ky vendim është marrë për arsye sigurie dhe për të mbrojtur shëndetin publik, përcjell Telegrafi.




Ekipet e KRU Hidromorava janë në terren, monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për rikthimin e cilësisë së ujit.

KRU Hidromorava falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zgjidhjes së situatës. /Telegrafi/