eksperti-banner

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka ndërmarrë aksion për çkyçjen e konsumatorëve borxhlinj në rajonin e Pejës, me qëllim të rritjes së inkasimit dhe respektimit të obligimeve financiare ndaj kompanisë.

Sipas njoftimit, inspektorët e KRU “Hidrodrini”, të asistuar nga Policia e Pejës, kanë realizuar aksionin në rrugën “Bill Clinton”, në bashkësinë territoriale Vitomiricë dhe në fshatin Raushiq.


Nga kompania është bërë e ditur se aksioni do të vazhdojë edhe ndaj konsumatorëve që kanë nënshkruar kontrata për riprogramimin e borxheve, por që nuk i kanë respektuar kushtet e marrëveshjes dhe pagesat e parapara.

“Aksioni do të vazhdojë duke përfshirë edhe konsumatorët që kanë nënshkruar kontrata të riprogramimit të borxhit, por nuk i kanë respektuar kushtet e marrëveshjes dhe pagesat e parapara”, thuhet në njoftim.

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se aktiviteti do të shtrihet në të gjitha komunat që mbulohen nga zona e saj e shërbimit.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë obligimet e tyre financiare dhe të përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme.

“Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht”, thuhet në apelin e KRU “Hidrodrini”. /Telegrafi/