LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’ fillon zbatimin e masave anti-COVID-19, shërbimet për konsumatorë vazhdojnë me orar të plotë

KRU ‘Hidrodrini’ fillon zbatimin e masave anti-COVID-19, shërbimet për konsumatorë vazhdojnë me orar të plotë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton se ka filluar zbatimin e masave të reja anti-COVID-19 të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Sipas njoftimit të kompanisë, shërbimet ndaj konsumatorëve do të vazhdojnë të mbesin me orar të plotë.


“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, ka filluar zbatimin e masave, konform vendimeve të reja anti-COVID-19, të nxjerra nga organet qeveritare. Krahas zbatimit të këtyre masave, shërbimet teknike në tërë zonën e mbulueshmërisë mbeten të angazhuara me orar të plotë dhe shërbimet e pagesave për konsumatorë mbeten të angazhuara me orar të plotë nga ora 08:00 deri në 16:00 çdo ditë pune”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/