KRU Gjakova sqaron rastin e ujërave të zeza në rrugën “Emin Dervishdana”

KRU “Gjakova” ka njoftuar opinionin publik lidhur me problemin e ujërave të zeza në rrugën “Emin Dervishdana”, duke sqaruar se kjo situatë është pasojë e stërngarkesës në rrjetin e kanalizimit, përcjell Telegrafi.
Pas verifikimeve në terren, është konstatuar se:
Gypi ekzistues në këtë pjesë është i dedikuar për ujërat atmosferik;
Në këtë rrjet janë lidhur edhe ujërat e zeza, gjë që nuk është e lejuar sipas standardeve teknike;
Instalimet e brendshme hidroteknike gjatë ndërtimit të objektit nuk janë realizuar në mënyrë të rregullt, prandaj problemi nuk është përgjegjësi e KRU “Gjakova”.
Megjithatë, ekipet teknike të ndërmarrjes kanë ndërhyrë disa herë për zgjidhje të përkohshme, sa herë që ka lindur nevoja, në mënyrë që të lehtësohet situata për banorët e kësaj zone.
KRU “Gjakova” apelon te qytetarët që të respektojnë standardet teknike dhe të bashkëpunojnë me ekipet për mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit. /Telegrafi/


















































