KRRE: Kanë filluar procedurat për marrjen e licencave të dy furnizuesve të energjisë elektrike
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) informon se ka filluar me procedurat për marrjen e licencave të dy furnizuesve të energjisë elektrike.
Siç thonë nga KRRE, arsyeja kryesore se pse janë inicuar proceduat qëndron në faktin se furnizuesit Shoqëria e Prodhimit, e Tregtisë dhe e Shërbimeve “MIST ENERXHI SHPKNJP” – Shkup dhe Shoqëria e Tregtisë me Energji Elektrike “U POWER SHPK eksport-import” – Shkup nuk i kanë siguruar me kohë dhe në tërësi sasitë e energjisë elektrike, për të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me konsumatorët dhe nuk kanë vepruar tërësisht sipas vendimeve të miratuara paraprakisht nga KRRE-ja, me të cilat iu janë imponuar masa për harmonizimin e punës.
Ndërsa për furnizuesin e energjisë elektrike “Energija Gas End Pauer SHPKNJP” – Shkup, KRRE-ja miratoi vendimin për marrjen e masave, me çka praktikisht furnizuesi duhet të dërgojë dëshmi se e ka siguruar sasinë e nevojshme të energjisë elektrike për konsumatorët.
“MIST ENERXHI dhe U POWER nuk kanë blerë energji elektrike në kohë të caktuar dhe tani kur çmimet e bursës janë rritur, sasitë që ju mungojnë i plotësojnë nga rezervat e MEPSO-s, të cilat janë të destinuara për balancimin e sistemit elektroenergjetik. MEPSO ka alarmuar KRRE-në se është regjistruar angazhim i rritur i paarsyeshëm i energjisë elektrike, e cila përdoret për situata të jashtëzakonshme. Për më tepër, kjo energji elektrike, të cilën furnizuesit e kanë përdorur nga mekanizmi i balancimit, është më e lirë nga çmimi i bursës, me çka prishet konkurrenca dhe rrezikohet stabilitetit i sistemit elektroenergjetik. KRRE-ja
vazhdimisht po e përcjell gjendjen dhe para një muaji kërkoi nga këta furnizues që të dërgojnë (dëshmi se kanë siguruar energji elektrike) nominime në përputhje me nevojat e konsumatorëve të tyre, por deri në skadimin e afatit nuk kanë vepruar dhe për këtë shkak kemi filluar me procedurën e marrjes së licencave”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.
Nga KRRE gjithashtu informojnë se kanë miratuar vendime, me të cilat detyrohet furnizuesit “Solarpro holding SHPKNJP”, “Vangard SHPK Shkup” dhe E”nerxhi Aktive import-eksport SHPKNJP Shkup”, t’i informojnë plotësisht konsumatorët për të drejtat dhe detyrimet e tyre.
“Kemi regjistruar informata të pjesshme dhe përpjekje për manipulim nga ana e furnizuesve sa i përket konsumatorëve. Në këtë mënyrë, një pjesë e furnizuesve kanë filluar me ndërprerjen e kontratave me kompanitë vendore, ministritë, ndërmarrjet publike dhe institucionet e tjera dhe kanë tentuar t’iu dërgojnë fatura me çmime të reja. Dua të theksoj se përmes ligjeve dhe rregulloreve të miratuara, konsumatorët janë të mbrojtur dhe furnizuesi nuk guxon ta ndryshojë çmimin nga kontrata përderisa zgjat periudha e ndryshimit të furnizuesit, respektivisht derisa nuk lidhet kontratë e re. Furnizuesi është i obliguar t’a faturojë dërgesën e rrymës deri te konsumatori në përputhje me çmimin që qëndron në kontratën e
furnizimit. Në rast se atë nuk e bën dhe manipulon, KRRE-ja do të fillojë me procedurat përkatëse. Dua të theksoj se këto devijime në çmime janë regjistruar në tregun e lirë me shumicë, ndërkaq çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë është stabil dhe i garantuar nga prodhuesi vendor ESM (CEMV). Furnizuesi universal e ka siguruar energjinë e nevojshme”, deklaroi Marko Bislimoski.
Ai shtoi se KRRE-ja do ta informojë Komisionin e Mbrojtjes së Konkurrencës për vendimet e miratuara dhe procedurat e hapura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze